Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhet procesverbali i së hënës, ja për çfarë u ra dakord

Zbardhet procesverbali i së hënës, ja për çfarë u ra dakord
July 21
11:05 2016

Procesverbali zyrtar i mbledhjes të së hënës duket se hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike se çështja e votimit për katër institucionet e drejtësisë është dakordësuar nga grupi negociator i së hënës.

Konkretisht, në procesverbalin e të hënës janë shënuar vetëm pikat e dakordësuara prej palëve që kanë të bëjnë vetëm me çështjet që lidhen me Vetingun, por nuk përmendet KLGJ dhe KLP. Për shkak të mungesës së një protokolli, nuk dihet se cila prej palëve ka të drejtë.

Në vijim është procesverbali origjinal, në të cilin nuk përmendet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë. Procesverbali është në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Procesverbali i mbledhjes të së hënës

  1. Paraqitja e kërkesave tek organi x (Presidenti i Republikës apo Avokati i Popullit) (funksioni si kuti postare); ONM shikon të gjitha kërkesat ku ato “hapen”, merr kopje te tyre;
    2. Organi kontrollon kriteret formale të cilat janë të detajuara me ligj (deklarimi i pasurive në këtë pikë nuk është kriter – duhet të bëhet kur zgjidhen)
    Kriteret e tjera formale janë:
    – diplome në drejtësi;
    – jo bashkëpunëtor;
    – ligji i dekriminalizimit;
    – vitet e eksperiencës;
    – jo ENL i reformës;
    – kriteri i anëtarësisë politike.
    3. Organi përpilon “listën e gjelbër” (ose ndryshe mund të quhet “lista e paplotësuar”) me të gjithë kandidatët të cilët nuk përmbushin kriteret formale (vlerësim i bazuar jo në merita)
    4. ONM përpilon “listën e zezë” (ose ndryshe mund të quhet “lista jo kualifikuese”); ONM paraqet arsyetimin për listën; nëse ONM ka dokumentacion që mund të paraqitet atëhere do të pranohet, nëse jo, arsyetimi është i mjaftueshëm;
    5. Organi përpilon “listën e bardhë” (ose ndryshe mund të quhet “lista kualifikuese”) – të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret objektive;
    6. Për t’u konfirmuar: organi merr listën e zeze ose ONM ia dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit
    7. Të tre listat: e gjelbër, e bardhë dhe e zezë i dërgohen Kuvendit.
    8. Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për Kolegjin e Apelimit:
    a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 5 votash nga 6, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”.
    b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 4 nga 6;
    Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Kolegjit të Apelimit;
    9. Komisioni i përbërë nga 12 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për në Komisionin e Pavarur dhe tre listat e aplikanteve për Komisionerët Publik;
    a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 9 votash nga 12, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”;
    b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 8 nga 12.
    Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Komisionit të Pavarur dhe Komisionerët Publik.
    10. Më pas zbatohen HAPI 4 dhe 5 i PROPOZIMIT HIBRID të Nuland.

Burimi: BalkanWeb

...

Komento
Etiketimet
Shperndaje