Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhet ngjarja në Elbasan. Ç’lojë po luhet? 4500 euro-t nuk janë të teatrit!

Zbardhet ngjarja në Elbasan. Ç’lojë po luhet? 4500 euro-t nuk janë të teatrit!
November 19
15:51 2017

Policia e Elbasanit ka shtuar misterin mbi vjedhjen e denoncuar në zyrat e Teatrit Skampa në Elbasan nga financierja. Financierja pretendon se i kanë vjedhur nga kasaforta 4500 euro, ndërkohë që Policia shprehet se po heton, pasi personat e paautorizuar thjesht kanë hapur dyert dhe nuk kanë vjedhur asgjë nga Teatri.

Sipas Syri.net shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj.

Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Blitz.al/

 

Shperndaje