Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhet konflikti për pronën, pranga autorit të eksplozivit në një lokal në Tiranë

Zbardhet konflikti për pronën, pranga autorit të eksplozivit në një lokal në Tiranë
October 27
09:33 2016

Një konflikt për pronën është bërë shkak për vendosjen e një sasie lënde shpërthyese në një lokal në kryeqytet. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Kadri Çuka, i cili akuzohet se ka vendosur eksploziv në një lokal në rrugën “Hamdi Shijaku”.

Identiteti i tij është zbardhur nga kamerat e sigurisë, ku duket se si i ndaluari ndez lëndën eksplozive dhe më pas e hedh në lokal. Mësohet se Kadri Çuka ka pranuar përgjegjësinë dhe ka shpjeguar se në lidhje me pronën e sipërpërmendur ka pasur një konflikt me shtetasin Mustafa Deda.

Një ditë më parë u bë e ditur se një konflikt për pronën mund të ishte shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive. Mustafa Deda e përfitoi këtë pronë me vendim gjykate pasi nuk mori mbrapsht shumën prej 300 mijë eurosh nga pronari i mëparshëm i lokalit,  Kadri Çuka. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje