Blitz

 Breaking News

Zbardhet dinamika e vrasjes te Komuna e Parisit/ Autorët e qëlluan me 11 plumba, arma e ekzekutimit si ato që përdor Garda

Zbardhet dinamika e vrasjes te Komuna e Parisit/ Autorët e qëlluan me 11 plumba, arma e ekzekutimit si ato që përdor Garda
June 12
12:19 2020

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”. Policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë.

Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

Autorët e kanë zgjedhur qëllimisht zonën që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Referuar burimeve policore, ata e kanë ndjekur dhe gjurmuar 40-vjecarin, këmba-këmbës me automjet dhe janë pozicionuar paralel me makinën e tij pikërisht në 100 metrat e zonës pa kamera në rrugën te ‘Komuna e Parisit” për ta qëlluar me 11 plumba.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, sipas Balkanweb  arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Arma e përdorur në krim (u gjet brenda makinës së djegur) ishte një MP5 me silenciator, e paregjistruar në Shqipëri, por që është dërguar në laborator për ekspertizë të mëtejshme. Ky fakt shtoi edhe dyshimet se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.

Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedh ura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

Pista kryesore që ka ngritur policia është ajo e vrasjes për hakmarrje. 40-vjeçari rezulton një njeri me precedentë penalë në Angli. Ai akuzohet se ka vrarë një 22-vjecar të identifikuar si Preng Marku në Angli. Të dy menaxhonin një parking dhe në sherr e sipër për ndarjen e parave ka ndodhur edhe krimi. Edhe viktima rezulton të jetë nga Kukësi, e njëjta zonë me Billën.

 

Burimi: Balkanweb

Share