Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhet dëshmia e gjyqtarit Hoxha: Paratë s’kishin lidhje me procesin gjyqësor

Zbardhet dëshmia e gjyqtarit Hoxha: Paratë s’kishin lidhje me procesin gjyqësor
May 03
13:04 2016

I arrestuar mbrëmjen e djeshme bashkë me të birin, gjyqtari Ibrahim Hoxha ka dëshmuar përpara Prokurorit lidhur me paratë që po merrte në çastin e kapjes në flagrancë. Gjatë dëshmisë së tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ai ka mohuar akuzën për rryshfet duke thënë se paratë nuk kishin aspak lidhje me procesin gjyqësor. “Shuma e parave ishin për shitjen e një makine”, mësohet të ketë thënë ai.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha u arrestua në flagrancë pas një përgjimi 6 mujor që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Berati 2”. Nga përgjimet rezulton se biznesmeni i përfshirë në këtë çështje, ka biseduar në telefon me gjyqtarin.

Biznesmeni Dritan Jazexhiu kishte kontaktuar fillimisht me shtetasin Novruz Gajde që kishte njohje me gjyqtarin. Në bisedën e 2 majit, ata kanë folur për një “gjashtëshe” duke e lidhur këtë me procesin civil ku ishte palë shtetasi Dritan Jazexhiu. Në vijim, biznesmeni dhe ndërmjetësi janë takuar në lokal ku kanë shkëmbyer paratë. Pas komunikimit me gjyqtarin Hoxha, ndërmjetësi është takuar me të dyshuarin Ledjon Hoxha, çast në të cilin ka ndërhyrë policia.

Etiketimet
Shperndaje