Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhen pasuritë, ja deputetët me më shumë të ardhura

September 24
14:24 2016

...

“Open Data Albania” ka bërë një renditje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë përfituar më tepër të ardhura gjatë vitit 2015. Kjo renditje është bërë referuar burimit të të ardhurave dhe në fund totalin e të ardhurave të krijuara gjatë vitit 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën “Para dhe Pushtet”, portali “Spending Data Albania”.

Gjatë vitit 2015, deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale rezulton Anastas Angjeli me të ardhura nga kuvendi 2.6 milionë lekë dhe të ardhurat nga mësimdhënia në universitetet jopublike rreth 2.9 milionë lekë.

Referuar deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429 lekë në muaj, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.

Deputetët janë renditur sipas të ardhurave përfituar nga paga dhe shpërblime si deputet i kuvendit; nga bonuse, dieta dhe pensione speciale si deputet i kuvendit; si këshilltarë dhe anëtarë bordesh për deputet të kuvendit; nga interesat e depozitave bankare, tituj dhe obligacione; nga qiradhënie; nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale; nga të ardhurat publike dhe e drejta e autorit; nga persona pjesë e certifikatës familjare; nga të ardhurat e bashkëshortit/bashkëshortes; nga detyrime të shlyera nga të tretë; nga të ardhura nga vendime gjyqësore në favor të kthimit të ndalesave të pagës për deputet.

Totali
Tom Doshi – 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje