Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte 20-vjeçares: Je shumë e bukur, kush s’do të merrte në punë

Zbardhen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte 20-vjeçares: Je shumë e bukur, kush s’do të merrte në punë
May 18
10:10 2016

20-vjeçarja Anisa A. ka treguar kronologjinë e ngjarjes prej së cilës tashmë ndihet e kërcënuar. Me arsim të mesëm, ajo punonte prej tre muajsh në Qendrën Kulturore të Peshkopisë, me detyrë magaziniere. Por tashmë ajo nuk mund të shkojë më në atë punë që ia siguroi ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili.

Ajo tregon se vendosi të kërkojë ndihmën e kryebashkiakut të Peshkopisë për të siguruar një vend pune. Duke qenë se takimi me të ishte i vështirë, ajo vendosi t’i shkruante në rrjetin social “Facebook”, kërkesë të cilës ai iu përgjigj duke i lënë një takim në zyrë.

Pas takimit në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë e siguroi se do e kontaktonte personalisht në telefon ose në “Facebook”, megjithatë ishte 20-vjeçarja që i ka shkruar sërish e interesuar nëse kërkesa e saj ishte marrë në konsideratë.

Takimi i tyre i radhës u ndoq nga të tjera biseda në “Facebook” dhe telefon, ku Shukri Xhelili pasi e siguroi se do i gjente një vend pune, nisi ta ngacmonte, referuar dëshmisë së 20-vjeçares.

“Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme. Më tha “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më thoshte: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi.”, tregon Anisa.

Burimi: Panorama

Komento