Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhen detaje të reja nga skandali në Shkodër, e mitura me shenja djegieje dhe hematoma në trup

Zbardhen detaje të reja nga skandali në Shkodër, e mitura me shenja djegieje dhe hematoma në trup
May 20
10:10 2016

Prokuroria ka zbardhur detaje të tjera lidhur me skandalin e abuzimit seksual të 3 vajzave të mitura në jetimoren e Shkodrës. Kështu, te njëra prej vajzave janë parë shenja djegieje të bëra me cigare, ndërkohë që ka edhe hematoma në pjesë të tjera në trup.

Gjithashtu, prokuroria hedh dyshimet se abuzimi me tri të miturat mund të ketë ndodhur brenda shtëpisë së fëmijës. Kjo është bërë me dije nga vetë denoncimet e vajzave, të cilat kanë thënë gjithashtu se fëmijë më të rritur i detyronin të shikonin video porno. Gjithashtu vajzat kanë treguar se kujdestaret ushtronin dhunë mbi fëmijët dhe largoheshin nga institucioni për orë të tëra.

Ndërkohë, i vetmi prononcim i drejtorit të këtij institucioni është se duhet pritur për përfundimin e hetimeve.

Shperndaje