Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhen dëshmitë e para pas shpërthimit në Tiranë, shitësit i janë këputur gishtat e duarve…

Zbardhen dëshmitë e para pas shpërthimit në Tiranë, shitësit i janë këputur gishtat e duarve…
March 12
13:57 2018

Pak orë më parë, pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një dyqan celularësh, ku mbeti i plagosur punonjësi i dyqanit, Gentian Hoxha.

“Ballkanweb” ka zbardhur dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes, ku dëshmitarët okularë thonë se i riu ka humbur gishtat e duarve.

shperthimi te dyqani i celulareve

“I dëmtuari kishte humbur gishtat e duarve. Ndihmën e parë ja dhanë dy persona që e panë rastësisht shpërthimin. E nxorën jashtë se brenda kishte shumë tym. I plagosuri ishte i nxirë nga tymi, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë u trondit i gjithë vendi.”

Policia ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për tritol apo lëndë eksplozive, por pritet të sqarohet se nga çfarë është shkaktuar shpërthimi. /Blitz.al/

WhatsApp Image 2018-03-12 at 11.48.43

Komento
Shperndaje