Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zana Çela, drejtoresha e re e TKOB

Zana Çela, drejtoresha e re e TKOB
August 31
13:02 2016

Producentja e njohur, Zana Çela, është emëruar drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ajo është shpallur fituese e këtij posti, duke lënë pas kandidatin tjetër, Josif Gjipali.

Ajo rikthehet në këtë post pas 13 vitesh. Në vitin 2000, u emërua drejtoreshë e TKOB-it nga ministri i Kulturës i asaj kohe, Edi Rama. Menjëherë pas marrjes së këtij posti, ajo ndërmorri një reformë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Zana Çela është producentja e një prej konkurseve më prestigjioze në vend, festivalit operistik “Marie Kraja”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje