Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zana Çela dhe Josif Gjipali në garë për drejtimin e TKOB, emërimi bëhet të mërkurën

Zana Çela dhe Josif Gjipali në garë për drejtimin e TKOB, emërimi bëhet të mërkurën
August 26
11:27 2016

Komisioni i Ministrisë së Kulturës ka përzgjedhur sot dy kandidatë për drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Zana Çela dhe Josif Gjipali do të vazhdojnë garën për postin e drejtuesit në këtë institucion kulturor.

Kandidaturat e fundit i janë dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ai do të vendosë se cili prej tyre do të bëhet drejtues i TKOB.

Emërimi do të jepet të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Mbetet për tu parë, se cila do të jetë zgjedhja e kryeministrit për këtë institucion të rëndësishëm kulturor./Blitz.al/

Shperndaje