Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli i Realit dëshmon në gjyq: “Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu”

Ylli i Realit dëshmon në gjyq: “Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu”
July 31
15:12 2017

Cristiano Ronaldo ka preferuar të mos flasë për mediat pas përballjes që ka pasur në gjyq mëngjesin e sotëm në Madrid, ku ai u pyet nga gjykatësi lidhur me investigimin e kryer për evazionin fiskal të futbollistit.

Ai dyshohet se ka fshehur nga shteti spanjoll një shumë prej 14.7 milionë eurosh.

Gazeta spanjolle “AS” ka zbuluar se ai ka thënë që është duke u akuzuar pa të drejtë vetëm për faktin se është një person publik shumë i njohur.

“Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo nuk do të isha këtu”,- mësohet se i ka thënë Ronaldo gjykatësit.

Ky i fundit nuk e pëlqeu aspak këtë fjali të portugezit dhe iu përgjigj:

“Mos u gaboni, njësoj si ju këtu janë ulur shumë njerëz të tjerë të panjohur. Ju jeni këtu sepse po hetoheni dhe akuzoheni nga prokuroria mbi disa prova për të cilat drejtësia duhet të marrë një vendim”.

Megjithatë, Ronaldo vazhdoi të këmbëngulë në idenë e tij duke thënë sërish:

“Jo, jo, gjithçka që po ndodh është sepse unë jam Cristiano Ronaldo”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje