Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli i Manchester United shijon pushimet e nxehta me të dashurën

Ylli i Manchester United shijon pushimet e nxehta me të dashurën
June 04
12:05 2017

Ai është një nga mesfushorët me tipare sulmuese  ndër më të mirët e “djajve të kuq” të Manchester United, edhe pse së fundmi ka gjetur pak hapësira nën drejtimin e Mourinhos.

Francezi Anthony Martial ka nisur pushimet me të dashurën e tij menjëherë pas finales së Europa League të skuadrës, edhe pse në fakt nuk luajti asnjë minutë.

21-vjeçari bashkë me të dashurën e tij, modelen 25-vjeçare Melanie, janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në ishullin e Mauritius duke qeshur e shijuar diellin e nxehtë.

Martial njihet si një Don Zhuan nga mediat, pasi disa muaj më parë ai dilte me një tjetër bukuroshe franceze, modelen Mel, ndërsa është babai i një vajze me ish-bashkëshorten Samantha.

Duket se gjithë këto marrëdhënie e kanë bërë futbollistin të mos përqendrohet aq shumë në fushën e lojës, ku së fundmi ka pësuar një rënie drastike të formës dhe pëlqimit nga fansat, edhe pse vlera në treg e tij i kalon shifrat e 40 milionë eurove. /Blitz.al/

Shperndaje