Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli i Liverpool publikon foto me “bombën” e tij në krah

Ylli i Liverpool publikon foto me “bombën” e tij në krah
March 29
11:13 2017

Ai  është një nga yjet e së tashmes dhe të ardhmes për skuadrën angleze të Liverpool, si dhe të Kombëtares Braziliane.

Së fundmi, duke përfituar nga ndeshjet ndërkombëtare, ai ka shpërndarë foto me bashkëshorten e tij Larissa Pereira.

Në foton e shpërndarë në Instagram, ai duket me syze dielli në një moment romantik.

Fotoja u postua vetëm disa orë pasi Brazili mundi Uruguajin, në eliminatoret e Kupës së Botës, me rezultatin 4-1.

Çifti u martua në vitin 2014 dhe jetojnë të lumtur në Merseyside që prej asaj kohe.

Firmino firmosi për Liverpool në qershor të vitit 2015 nga gjermanët e Hoffenhaim e që prej atëherë  është kthyer në një element kyç të skuadrës, bashkë me brazilianin tjetër Philippe Coutinho.

Liverpool ndodhet në vendin e katërt të Premier League, me 56 pikë në 29 takime.

Kjo nuk  është hera e parë që Firmino e përdor rrjetin social për të shpërndarë foto me bashkëshorten e tij.

Këto janë disa prej fotove më të bukura të tyre.  /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje