Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhihadistët rimarrin qytetin Palmira

Xhihadistët rimarrin qytetin Palmira
May 12
17:25 2016

Trupat e Shtetit Islamik i kanë shkaktuar një humbje të rëndë ushtrisë siriane, duke rimarrë e izoluar qytetin e Palmiras, një javë pas festimeve të regjimit dhe aleatëve rusë për çlirimin e këtij qyteti.

Ndërkohë në Aleppo, nga dita e djeshme, ka rënë qetësia pas bombardimeve të natës.
Konflikti i ashpër atje do të jetë në qendër të bisedimeve të një grupi ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë, në një takim që do të mbahet të martën që vjen në Vjenë.

Pasi humbi Palmiran më 27 mars, ISIS arriti të depërtonte forcat ushtarake pas lëshimit të një sulmi nga ana lindore e qytetit Homs.
Ky operacion është sulmi më i rëndësishëm që kanë kryer xhihadistët e Shtetit Islamik që nga momenti që trupat siriane arritën t’i mundnin në këtë zonë.

Ndërkohë, si kundërpërgjigje, forcat e Basahr Al Assad e kanë rrethuar Palmiran nga të gjitha anët, përveçse në jugperëndim.

Etiketimet
Shperndaje