Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Xhihadistët”, prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 rekrutuesit

“Xhihadistët”, prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 rekrutuesit
April 05
10:21 2016

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme pretencën për nëntë imamët që akuzohen për rekrutimin e luftëtarëve xhihadistë drejt Sirisë. Për prokurorinë, të gjitha akuzat për të pandehurit janë të provuara, ndërsa pretenca është pritur ftohtë nga të akuzuarit.

Në bazë të hetimit të zhvilluar në bashkëpunim me struktura të tjera ligjzbatuese, prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme se në 2013-shin të pandehurit kanë bindur dhe dërguar qytetarë të ndryshëm në Siri, për t’iu bashkuar grupeve radikale në atë zonë.

Për “xhihadistët” Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vite burg, ndërkohë që për Orion Recin, Edmond Ballën e Astrit Tolën nga 15 vite burg. Ndërsa për Verdi Moravën, Zeqir Imerin dhe Fadil Muslimanin është kërkuar dënimi me 17 vite burg.

(I pandehuri Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).

Nëntë imamët akuzohen për kryerjen e veprave penale:

  1. “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”;
  2. “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”;
  3. “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga Nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.
Etiketimet
Shperndaje