Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Xhihadistët”, Pashja: Na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës që s’ju jep viza

“Xhihadistët”, Pashja: Na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës që s’ju jep viza
April 19
10:50 2016

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet nën masa të forta sigurie seanca për “xhihadistët”. Mësohet se janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe është monitoruar situata me qen eksploziv.

Me nisjen e seancës, prokuroria ka kërkuar 152 vite burg për të arrestuarit. I akuzuari Gerti Pashja e ka cilësuar gjykimin ndaj tyre si një luftë të hapur ndaj fesë islame.

“Më kanë bërë presion që të njoh KMSH si institucion. Kjo është një luftë e hapur ndaj fesë islame. Nuk dua të përfaqësohem nga avokati që më keni caktuar. Rama të mos lavdërohet se po lufton terrorizmin. Për cilin terrorizëm flet Rama, për bombat që vihen në Tiranë? Për cilin terrorizëm flet Rama apo për vrasësit me pagesë? Na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës që nuk ju jep viza. Amerika nuk duhet të ndërhyjë në çështjen tonë”, – është shprehur ai.

Pashja ka kërkuar rihapjen e procesit dhe sjelljen e provave të reja, pasi sipas tij procesi po manipulohet. Nga ana tjetër, i akuzuari për rekrutime, Zeqir Imeri, ka refuzuar mbrojtjen nga avokati i vendosur për të. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe nga të dyshuarit e tjerë, Fadil Muslimani dhe Bujar Hysa.

Komento