Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhihadistët djegin të gjalla 19 vajza pasi refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale

Xhihadistët djegin të gjalla 19 vajza pasi refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale
June 04
10:25 2016

19 vajza Yazide janë djegur të gjalla pasi kanë refuzuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me luftëtarët e organizatës terroriste ISIS.

Sipas dëshmisë së një aktivisti, vajzat janë mbyllur në një kafaz hekuri në qendër të qytetit Mosul, në veri të Irakut dhe mbi to është hedhur benzinë për t’i djegur më vonë të gjalla në prani të qindra personave të tjerë.
Sipas mediave irakiane, ata kanë djegur vajzat e komunitetit të krishterë Yazide, sepse nuk pranonin të përmbushnin “xhihadin” e seksit”, siç cilësohet nga xhihadistët praktika e përdhunimit që kryhet ndaj grave që mbahen si skllave të seksit.

Shperndaje