Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xherdan Shaqiri: Shpresoj që “Puma” mos të prodhojë ndonjëherë kondomë!

Xherdan Shaqiri: Shpresoj që “Puma” mos të prodhojë ndonjëherë kondomë!
June 20
16:59 2016

Lojtari me origjinë shqiptare, por që luan me Kombëtaren Zvicerane, Xherdan Shaqiri, duket se është revoltuar me kompaninë “Puma”, e cila është kompania e zgjedhur nga Federata Zvicerane e Futbollit për të prodhuar veshjet e kësaj kombëtareje për Kampionatin Europian.

Në ndeshjen e djeshme, Granit Xhakës së skuadrës zvicerane iu desh të ndërronte dy herë bluzën sepse iu grisën gjatë ndeshjes. Gjithashtu edhe Admir Mehmedi dhe Breel Embolo kanë ndërruar disa herë bluzat në ndeshjet gjatë fazës së grupeve të Euro 2016 thjesht sepse ato griseshin shumë shpejt.

I revoltuar për këtë ngjarje, Xherdan Shaqiri është shprehur me ironi të hollë se kompania “Puma” nuk duhet të mendojë të prodhojë ndonjëherë kondomë, duke nënkuptuar se siç grisen bluzat, e njëjta gjë do të ndodhte edhe me kondomët.

Ndërkohë, një përfaqësues i “Puma”-s është përgjigjur: “Janë 5 skuadra që luajnë me fanellat e “Puma”-s dhe askush nuk ka pasur probleme. Nuk e dimë as ne se cili është problemi me uniformat zvicerane, por kur të kemi një përgjigje do ta bëjmë publike menjëherë”.

Komento
Shperndaje