Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xherdan Shaqiri ’non grata’, rrezikon ndeshjen për shkak të “shqiponjës”

Xherdan Shaqiri ’non grata’, rrezikon ndeshjen për shkak të “shqiponjës”
November 05
13:13 2018

Futbollisti me orgjine shqiptare, Xherdan Shaqiri shkaktoi polemika në Kampionatin Boteror në Rudi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit fantastik të fitores në ndeshjen kundër Serbisë.

Kjo është hyrja e një artikulli nga prestigjozja britanike “Indipendent” i cili është publikuar ditën e sotme dhe thkeson faktin se Shaqiri mund të mos ftohet fare në udhëtimin e Liverpoolit kundër Crvena Zvedës në kuadër të Ligës së Kampioneve, sepse kjo mund të bëhet shkak për tensione politike.

Të gjithë e mbajmë mend që festimi i golit me “shqiponjë” nga Xhaka dhe Shaqiri ngjalli shumë reagime të ashpra në Serbi.

Pas transferimit  tek skuadra e Liverpool, Xherdan Shaqiri duhet të përballet me skuadrën serbe të Zvezdas në Ligën e Kampionëve, por udhëtimi në ndeshjen e kthimit mund të bllokohet dhe këtë e njofton media britanike.  Ditë më parë ka folur edhe gjakovari për ndeshjen me skuadrën serbe, teksa ka shtuar se: “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shkoj për të luajtur futboll. Nuk merakosem për asgjë, dhe shkoj të luaj”. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i klubit serb ka pohuar se ai do të bëjë të pamundurën për  të mbrojtur Shaqirin.

“Mendoj se Shaqiri do të jetë në një presion të madh psikologjik sepse ai e di ku do të vijë”, tha Zvezdan Terzic. Takimi i shumëpritur do të zhvillohet ditën e nesërme, por më parë pritet të konfirmohet lista nëse gjakovari do të jetë me skuadrën apo do ta shohë sfidën nga ekrani. Kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje