Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhaçka ironizon Mimoza Hafizin: Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bënë parti

Xhaçka ironizon Mimoza Hafizin: Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bënë parti
November 18
16:01 2016

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka ironizuar deputeten Mimoza Hafizi, të larguar pak kohë më parë nga PS-ja dhe themeluese të partisë Libra.

“Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bënë parti dhe inatin e kanë ideologji”,- tha Xhaçka si kundërpërgjigje për statusin e djeshëm të Hafizit në Facebook, ku shprehte mbështetjen e saj për aktin e studentes Ruko, e cila i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit.

Ndërkohë që Xhaçka i ka dalë në mbrojtje koleges së saj të Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, dhe e ka cilësuar veprim tinëzar sulmin e studentes.

“U sulmua në mënyrë tinëzare një grua e cila jo vetëm ka udhëhequr një reformë të vështirë që i shërben të ardhmes së vendit, por ka treguar me profesionin e saj se sa pranë interesave  dhe kërkesave të të rinjve është”,- tha Olta Xhaçka.

 

Ja çfarë shkruante Mimoza Hafizi dje në faqen e saj zyrtare në Facebook:

“Njollat mbi trupin dhe rrobat e ministres së Arsimit edhe lahen, edhe fshihen.

Po nuk e di se si kjo zonjë dhe shefi i vet ia dalin të shuajnë në veshët e tyre jehonat e urrejtjes së qindra maturantëve. Ua vranë ligësisht ëndrrën!

Po në ndërgjegje a kanë ndonjë njollë? Për universitetet publike, që po i shkatërrojnë pa dhimbje e pa skrupuj?
Si mund t’i lajnë këto njolla?”- përfundonte statusi i Hafizit.        /Blitz.al/

Komento
Shperndaje