Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“WomanStats” për Shqipërinë: Dallon niveli i ulët i sigurisë fizike ndaj grave

“WomanStats” për Shqipërinë: Dallon niveli i ulët i sigurisë fizike ndaj grave
July 11
11:26 2016

Raporti më fundit i organizatës “WomanStats” e rendit Shqipërinë si një vend me nivel të ulët të sigurisë fizike ndaj femrave, çka e bën të renditet ndër shtetet më problematike sa i takon kësaj fushe. Edhe ky studim sikundër disa të tjerë, flasin për një pozicionim aspak të mirë të femrave dhe diskriminimin e tyre në fusha të ndryshme: punësim, pronë, trashëgimi, etj.

Në të njëjtin nivel me Shqipërinë, renditen edhe vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi dhe Maqedonia ndërsa Kosova raportohet në nivelin më të ulët për sigurinë fizike, e cilësuar si në mungesë të plotë të sigurisë fizike.

Si shtetet me nivelin më të lartë sa i përket sigurisë fizike të për femrat, studimi rendit Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Danimarkën, ndërsa nivel të moderuar shfaqin shtete të tjera europiane si Italia, Norvegjia, Britania, si dhe SHBA-të. Përkundër këtyre, me mungesë të theksuar sigurie fizike renditen shtetet afrikane dhe ato aziatike.

Në raport, dhuna ndaj grave përfshin aktet e dhunshme të kryera ndaj tyre. Përgjithësisht raporti bazohet në gjini, çka do të thotë se aktet e dhunës janë të përkushtuar ndaj grave, shprehimisht për shkak se janë gra.

Burimi: Monitor

Komento
Etiketimet
Shperndaje