Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wikileaks zbulon email-e sekrete të Hillary Clinton, PS është vetofruar për fushatën e saj

Wikileaks zbulon email-e sekrete të Hillary Clinton, PS është vetofruar për fushatën e saj
October 18
13:46 2016

Sikundër kishte paralajmëruar, Wikileaks publikoi disa email-e sekrete të shkëmbyera mes stafit të kandidates për presidente të SHBA-ve dhe Podesta Group e Rasky Baerlein Strategic Communications, të kontaktuar nga Partia Socialiste për lobim në Uashington.

Thuhet se Partia Socialiste e Shqipërisë është vetofruar për financimin e fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe rezulton se është një ndër institucionet e para të huaja që ka ofruar donacione për të.

Duke qenë se legjislacioni amerikan i kufizon donacionet e huaja, stafi i kandidates demokrate e ka diskutuar gjerësisht këtë çështje, shkruan “Syri.net”. Email-et e shkëmbyera nuk zbulojnë se sa para janë financuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kush ka qenë i autorizuar për këtë veprim. /Blitza.al/

Etiketimet
Shperndaje