Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wikileaks publikon 300,000 email-e të partisë së Erdogan, tronditet qeveria turke

Wikileaks publikon 300,000 email-e të partisë së Erdogan, tronditet qeveria turke
July 20
09:05 2016

Organizata Wikileaks ka vendosur të reagojë sa më parë në përgjigje të spastrimit që qeveria turke po kryen në Turqi pas tentativës për grusht shteti. Pavarësisht sulmit kibernetik ndaj saj, Ëikileaks ka publikuar grupin e parë prej 300 mijë email nga serveri i brendshëm i partisë në pushtet AKP, parti e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Wikileaks ka përshpejtuar orarin e publikimit të të dhënave tronditëse si përgjigje ndaj spastrimit që qeveria po kryen në Turqi. Lirimi i pothuajse 300,000 email-eve së bashku me mijëra fotografi të bashkangjitura është vetëm pjesa e parë e atyre që do të publikohen.”, bën me dije Ëikileaks, përcjell Blitz.al

Në vijim, organizata zbulon se një email përmban bazë të dhënash Excel dhe numrat e telefonave celular të deputetëve të AKP-së.

Para publikimit të këtyre të dhënave, Wikileaks pësoi një sulm kibernetik, për të cilin organizata akuzoi subjektet qeveritare turke. “Sulmet janë ende duke vazhduar dhe përdoruesit janë duke hasur vështirësi në qasjen e materialit.”, deklaroi Ëikileaks teksa siguroi se do e “fitojë” betejën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje