Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wikileaks do të trondisë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe jo vetëm

Wikileaks do të trondisë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe jo vetëm
October 04
21:32 2016

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka bërë të ditur këtë të martë se do të publikohen rreth një milionë dokumente, të cilat lidhen me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjigandin Google, me luftën dhe naftën.

Përmës një video-linku gjatë një konference në Berlin, ai hodhi poshtë dyshimet se kishte për qëllim të dëmtonte Hillary Clinton-in.

“Materiali që Wikileaks do të publikojë flet për një moment të rëndësishëm që që prek tri orgnaizata të ndryshme në tri vende të ndryshme, si dhe procesin zgjedhor amerikan. Do të përqëndrohemi edhe tek Google, lufta dhe armët.”, u shpreh ai pa dhënë më shumë hollësi.

45-vjeçari që është i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër prej vitit 2012, theksoi se dokumentet do të publikohen brenda këtij viti. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje