Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WikiLeaks: Assange gati të dorëzohet, por me një kusht…

WikiLeaks: Assange gati të dorëzohet, por me një kusht…
January 13
19:45 2017

Julian Assange u është ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vetëm me kushtin që të lënë të lirë Chelsea Manning.

“WikiLeaks”, nëpërmjet profilit të vet në Twitter, ka shpjeguar se themeluesi i saj është gati të pranojë ekstradimin në rast se Barack  Obama do të lironte ish-anëtaren e ushtrisë amerikane, e cila u dënua me 35 vite burgim për arsye se i ka dorëzuar Assange mijëra dokumente sekrete, mes të cilëve edhe disa që dëshmojnë sulmet ndaj civilëve në Bagdad.

Kujtojmë se për momentin Assange strehohet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që prej vitit 2012, në mënyrë që të evitojë dorëzimin në Suedi, ku akuzohet për dhunë seksuale. Sipas kreut të “Wikileaks”, më pas Suedia do ta dorëzonte në SHBA. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje