Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Whatsapp-i nuk do të funksionojë për disa kohë  në këto smartphone

Whatsapp-i nuk do të funksionojë për disa kohë  në këto smartphone
December 14
13:27 2017

Teknologjia e telefonave dhe të aplikacioneve nuk ndalet para asgjëje, dhe kush ka një aparat celular të vjetër përballet gjithmonë me gjera të reja.

Whatsapp ka ri-publikuar listën e pajisjeve që duke nisur nga ditët dhe muajt e ardhshëm nuk do të jenë në përputhje me shërbimin. Këto risi u njoftuan disa javë më parë por ka patur një stuhi nga ana e ekipit të zhvillimi të Whatsapp-it. Prandaj ndalimi i disa njësive nuk ka ndodhur atëherë kur pritej. Përdoruesit nëse i bashkohen shërbimit të ri do të detyrohen të ndryshojnë pajisjen për të vazhduar përdorimin e aplikacionit që përshtatet për mesazhet. Këto janë smartphonët që nuk do të kryejnë updatim (përditësim)

BlackBerry OS dhe BlackBerry 10 (deri me 31 dhjetor 2017)
Windows Phone 8 dhe ata më poshtë (deri me 31 dhjetor 2017)

Nokia S40 (deri më 31 dhjetor 2018)
Versionet Android 2.3.7 dhe më poshtë (deri me 1 shkurt 2020)
Kujdes: Aplikacioni nuk e ndalon domosdoshmërisht punën në telefonat e sipërpërmendur. Mund të keni akses por do të haseni me vonesa në ngarkim, gabime në sistem etj. Mos harroni që kur të vendosni të ndërroni pajisjen të hidhni të dhënat në PC tuaj që mos të humbisni bisedat apo fotot e rëndësishme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje