Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Whatsapp, Facebook apo Viber? Publikohet raporti: Ja cilin aplikacion përdorin më shumë shqiptarët

Whatsapp, Facebook apo Viber? Publikohet raporti: Ja cilin aplikacion përdorin më shumë shqiptarët
October 18
16:13 2017

Sigurisht që në shekullin e internetin në të cilin po jetojmë, aplikacionet e komunikimit janë kthyer në një domosdoshmëri. Megjithatë në tregun e aplikacioneve këto vitet e fundit kanë mbizotëruar më së shumti Facebook, Whatsapp dhe Viber (theksojmë se po flasim vetëm për aplikacione komunikimi) duke lënë pas ofertat e kompanive telefonike.

Nëse jeni kuriozë se cilin nga këto aplikacione përdorin më shumë shqiptarët tashmë do ta keni këtë mundësi sipas raportit global të aplikacioneve të preferuara. WhatsApp është aplikacioni numër një i përdorur në 107 vende të botës, sipas një raporti të ri të fushës së teknologjisë dhe vërtet është një platformë komunikimi falas, shumë e njohur dhe e përdorur kudo. Por, ndryshe nga trendi global, shqiptarët duket se preferojnë të komunikojnë përmes aplikacionit të komunikimit të Facebook.

Të dhënat e Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë./Blitz.al

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje