Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Wayne Rooney, 1 milion £ në javë?

Wayne Rooney, 1 milion £ në javë?
February 22
09:08 2017

Duket se marrëdhënia e tij me teknikun Mourinho e nxit më tepër që të braktisë klubin në të cilin u shndërrua në një legjendë të gjallë.

Wayne Rooney, lojtari me më shumë gola të shënuar në historinë e Manchester United mund të lerë me shumë gjasa klubin javën e ardhshme.

Ai është kërkuar me ngulm nga disa klube në Premier League, por edhe në Superligën Kineze, e tashmë i ka ardhur oferta që pritet ta shndërrojë në lojtarin më të paguar në futboll, plot 1 milion £ në javë, por ende nuk është bërë me dije klubi që e ka bërë këtë ofertë.

Kur është pyetur për këtë lëvizje, trajneri Mourinho ka thënë se mediat duhet të pyesin vetë lojtarin.

“Nëse ai do të lerë klubin një ditë, nuk do të jetë sepse unë dua që ai të largohet. Nuk do ta largoja kurrë një legjende të braktisë klubin për një fat tjetër. Duhet të pyesni atë nëse dëshiron ta mbyllë karrierën këtu, apo dëshiron të lëvizë diku tjetër”,- tha Mourinho.

Rooney ka patur mungesa angazhimi të vazhdueshme në këtë sezon. Edhe në ndeshjen e fundit me St.Ettiene mungoi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje