Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuçiç uron Majlinda Kelmendin: Hallall i qoftë për suksesin! Ia heq kapelën

Vuçiç uron Majlinda Kelmendin: Hallall i qoftë për suksesin! Ia heq kapelën
August 10
16:08 2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogramë, në sportin e xhudos, të dielën që lamë pas.

“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin! Ia heq kapelën”,- është shprehur Vuçiç në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë ditën e sotme, sipas portalit “Presheva Jonë “.

Megjithatë, Vuçiç ka shtuar se nuk është dakord që Kosova është pjesë e Lojërave Olimpike, duke mos qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se i cilëson idiotësira komentet e analistëve në Serbi, të cilët thonë se është nënshkruar në Bruksel që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik.

Aktualisht, fitorja e Kelmendit është një nga temat më të diskutuara në rajon. Shumë personalitete e kanë uruar Majlinda Kelmendin për fitoren, por urimi i Vuçiç është nga më të papriturit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje