Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë

Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë
April 25
11:37 2016

Në një konferencë të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Aleksandar Vuçiç ka shpallur fitoren dhe ka prezantuar rezultatet e zgjedhjeve sipas llogaritjeve të tij. Referuar këtyre llogaritjeve, “Serbia Fiton”, ku bën pjesë edhe partia e tij, ka marrë 50.9 për qind të votave të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, transmeton “Koha.net”.

Por nga të dhënat e fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Serbi, bazuar në 94.44 për qind të votave të materialit të kontrolluar, thuhet se partia e Aleksandër Vuçiç (SNS) ka fituar 48.26 për qind të votave.

Nga ana tjetër, koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbia e Bashkuar kanë fituar 11.02 për qind, Partia Radikale Serbe 8.03 për qind, shkruan “B92”, transmeton “Express”.

Etiketimet
Shperndaje