Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuçiç, letër urimi Metës. Ja çfarë shkruan presidenti serb

Vuçiç, letër urimi Metës. Ja çfarë shkruan presidenti serb
August 01
18:50 2017

Pasditen e sotme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dërguar presidentit Meta një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.

“Me rastin e inaugurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë”, – shkruan Vuçiç.

“Jam i bindur që marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, – përfundon Vuçiç.

Letra e presidentit serb vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë në momentin më të mirë, pas vendimit për ekstradimin e Ballist Morinës drejt Beogradit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje