Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-deputeti Gilman Bakalli

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-deputeti Gilman Bakalli
October 08
21:59 2016

Gilman Bakalli, profesor dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 49-vjeçare.

Mësohet se kohët e fundit, ai ishte diagnostikuar me leucemi akute.

Bakalli ka shërbyer si deputet i PD-së përgjatë viteve 2005-2009, duke e përfaqësuar atë në Qarkun e Shkodrës, për tu larguar më pas për shkak të përplasjeve me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pas largimit nga Partia Demokratike, ai iu përkushtua jetës akademike. Njihet si një publicist dhe përkthyes i shkëlqyer, me një përvojë 15-­vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje