Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet një tjetër shqiptar në Siri

Vritet një tjetër shqiptar në Siri
September 02
13:59 2016

Një tjetër shqiptar nga Maqedonia është vrarë në Siri. Mësohet se bëhet fjalë për një 24-vjeçar me inicialet B.Sh, nga Saraji i Shkupit. Ai kishte shkuar një vit më parë për të qenë pjesë e luftës civile në Siri.

Sipas autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, në luftërat në Siri dhe vende të tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.

Zhurnal shkruan se një ditë më parë, familja ka marrë lajmin tragjik  se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri./Blitz.al/

Shperndaje