Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet një tjetër kosovar në Siri, pjesë e Al-Qaedas

Vritet një tjetër kosovar në Siri, pjesë e Al-Qaedas
April 06
09:40 2016

Mediat siriane raportuan betejën më të fundit zhvilluar mes militantëve të ISIS dhe forcave ushtrake irakiene në periferi të Aleppos. Si pasojë mbetën të vdekur 28 militantë të Shtetit Islamik, mes tyre 5 drejtues të brigadës lidhur me Al-Qaedën. Sipas “Al-Ahed News”, një nga këta të vrarë është edhe 22-vjeçari nga Prizreni, Hamdi Krusha, që njihej në Siri me pseudonimin Sulejman El-Albani, transmeton “Koha.net”.

Pas raportimit të vdekjes së Almir Dacit, ky është shqiptari i dytë i vrarë brenda pak ditësh në Siri. Familjarët e viktimës e mësuan lajmin pasditen e të dielës nga një bashkëluftëtar i Hamdiut në Siri, gjithashtu nga Prizreni.

Me vrasjen e tij, shkon në 50 numri i kosovarëve të vrarë gjatë luftimeve në Siri dhe Irak, ndërkohë që të dhënat flasin për mbi 70 luftëtarë tjerë nga Kosova të rreshtuar përkrah organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Komento
Etiketimet
Shperndaje