Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet në Siri Almir Daci, kërcënoi Shqipërinë në qershor 2015. I vëllai: Mos e quani terrorist!

Vritet në Siri Almir Daci, kërcënoi Shqipërinë në qershor 2015. I vëllai: Mos e quani terrorist!
April 04
07:59 2016

Almir Daci, ish-imami i Leshnicës, dyshohet të jetë vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara në Siri, në përkrahje të Shtetit Islamik. Lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e tij, të cilët kanë hapur dyert e mortit për të afërmin e tyre që njihej me emrin Ebu Belkisa.

Pas konfirmimit të lajmit të vdekjes, ka reaguar i vëllai i tij, i cili ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm ndaj Almir Dacit. Genci Daci shprehet se familjarët e prisnin një lajm të tillë, duke qenë se atje është vend për luftë.

“Akuzat për terrorizëm nuk janë të vërteta, mund të pyesni ata që i njohin. Mos e quani terrorist tim vëlla, pasi ka qenë njeri i mirë”, – është shprehur Genci Daci, i cili i ka bërë apel shtetit që të mundësojë kthimin e trupit të tij nga Siria.

Almir Daci u shfaq në qershor të 2015-s në një video të ISIS-it, ku kërcënoi vendet e Ballkanit, ndër to edhe Shqipërinë. 33-vjeçari, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, u largua në drejtim të Sirisë rreth 3 vjet më parë për t’iu bashkuar ISIS-it, duke marrë me vete edhe gruan bashkë me fëmijët e tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje