Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Vritet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë
July 21
12:11 2019

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet se është vrarë në Holandë. Kështu shkruajnë të paktën miqtë e tij në rrjetet sociale. Miqtë thonë se ai është vrarë në një atentat nga shërbimet sekrete greke, gjithsesi kjo është vetëm një akuzë e ngritur nga të afërmit.

Gjithashtu, mediat shqipfolëse raportojnë se Lato është ekzekutuar në mënyrë misterioze sot në mëngjes në shtetin holandez.

Në profilin e tij në Facebook, shumë miq të tij i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.

Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për këtë ngjarje.

Policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë. Siç thuhet, vrasja mund të jetë bërë për arsye politike.

Festim Lato është përfolur shpesh herë për shkak edhe të listës së personazheve të njohur publike në Shqipëri që qarkulloi kohë më parë se ishin të paguar nga shteti grek. Kjo listë dyshohet se ishte nxjerrë pikërisht nga Lato.

Nga policia shqiptare nuk ka asnjë informacion zyrtare për vrasjen e tij. Ndërkohë që të afërm e miq, vijojnë të shprehin ngushëllimet për humbjen e tij në faqen e “Facebook”-ut. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje