Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet në Aleppo strategu kryesor i Shtetit Islamik

Vritet në Aleppo strategu kryesor i Shtetit Islamik
August 31
10:27 2016

ISIS ka bërë me dije se strategu kryesor i Shtetit Islamik është vrarë në Aleppo. Abu Muhammad al-Adnani, i cili bënte thirrje për sulme kundër Perëndimit gjatë Muajit të Ramazanit, ishte në shënjestër të një sulmi ajror të Pentagonit.

Mendohet se vdekja e tij shënon shfuqizimin e mëtejshëm të ISIS-it në Siri dhe Irak. Agjencia e lajmeve “Amaq” nuk ka dhënë detaje për vdekjen e zëdhënësit të Shtetit Islamik.

Në një deklaratë të tijën, zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, e ka përshkruar Abu Muhammad al-Adnani-n si “arkitektin kryesor të operacioneve të jashtme të ISIS”. “Ne jemi ende duke vlerësuar rezultatet e sulmit, por largimi i al-Adnani-t nga fusha e betejës do të shënonte një goditje të rëndë për Shtetin Islamik”, – është shprehur zëdhënësi Cook. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje