Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet me thikë shqiptari në Itali, dyshime mbi bashkëshorten dhe kunatin

Vritet me thikë shqiptari në Itali, dyshime mbi bashkëshorten dhe kunatin
June 03
17:44 2016

Një tjetër krim në familje është shënuar në Itali, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur pas goditjeve të marra me thikë. 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është vrarë në banesën ku jetonte në rrugën “Prada” në Brescia të Italisë. Thuhet se në momentin e ngjarjes ka qenë të pranishëm bashkëshortja e tij dhe kunati i viktimës.

Sipas mediave italiane, vrasja ndodhi rreth orës 13:30 pas një konflikti në familje. Dyshimet e vrasjes bien mbi kunatin, por nën hetim është edhe bashkëshortja e viktimës. “Corriere Della Sera” shkruan se sipas fqinjëve në zonë, familja nuk njihej si problematike.

Etiketimet
Shperndaje