Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë, kapet autori

Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë, kapet autori
November 09
19:12 2018

Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Në Kot të Selenicës, mesditën e sotme është vrarë kreu i njësisë administrative, Fatmir Hodo.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Autori është Admir Delaj, rreth 43 vjeç. Ai ka qëlluar 64 vjeçarin me çifte duke e lënë të vdekur dhe është larguar. Fatmirësisht, policia ka arritur të kapë autorin.

Dyshohet që ata të kenë pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policise

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë kanë kapur autorin.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje