Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vret veten që të takonte shoqen e vdekur dhe të kthehej përsëri në “tokën e të gjallëve”

Vret veten që të takonte shoqen e vdekur dhe të kthehej përsëri në “tokën e të gjallëve”
August 31
19:30 2016

Jasmine Howarth, 25 vjeç, ka vrarë veten pasi mendonte se mund të shkonte në gjysmën e rrugës së qiellit për të takuar të vdekurit. Ajo dëshironte të takonte Dionne Corbet përpara se të kthehej në “tokën e të gjallëve”. Dionne Corbet ishte mikesha i saj më e mirë dhe ajo mendonte se mund ta kthente përsëri atë.

Jasemine u gjet e varur në kopshtin e shtëpisë së saj në Bolton. Në një hetim gjyqësor u tha se ajo vuante nga depresioni dhe kishte shkruar letra ku thoshte se dëshironte të takonte Dionne për herë të fundit. Ajo vdiq dy javë pas vdekjes së mikes të saj. Vazhdimisht ajo shkruante letra për shoqen e saj dhe një ditë para vrasjes kishte shkuar në kishë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dionne.

Që pas vdekjes të saj ajo besonte se mund të shkonte të takonte Dionne dhe të kthehej sërish. Naiviteti i saj ishte shkaku që çoi në vdekjen tragjike./Blitz.al/

Shperndaje