Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau vjehrrën, vjehrrin dhe veten- Zbardhet motivi i ngjarjes

Vrau vjehrrën, vjehrrin dhe veten- Zbardhet motivi i ngjarjes
January 14
19:04 2019

52 vjeçari Majlind Lila kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën,vjehrrin dhe më pas veten. Pak orë pas ngjarjes është zbuluar dhe motivi i ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje direkte për ‘News24’ ka treguar se Majlind Lila bashkëjetonte me Nevila Matën prej 1 viti në Suedi. Ata ishin njohur që prej 2012-s, por  konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Gazetarja raporton se Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Mata nga Korça, për ndarjen.  BalkanWeb” mëson se Lila ishte kthyer pardje nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mata kishte qëndruar. Më herët, Nevila Mata kishte bërë dhe një kallëzim për dhunë ndaj Lilës në komisariatin nr.2.

Burimi: BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje