Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau vjehrrën bashkë me të dashurin sepse i kapi mat, ja kush është e shumëkërkuara prej 20 vitesh në Durrës

Vrau vjehrrën bashkë me të dashurin sepse i kapi mat, ja kush është e shumëkërkuara prej 20 vitesh në Durrës
October 26
10:07 2016

Në moshën 17-vjeçare, shtetasja Ornela Shefqet Domi (Shaba) bashkëpunoi në vrasjen e vjehrrës së saj pasi e kapi mat me kushëririn e bashkëshortit dhe për rreth 20 vjet ajo ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj 1997, shkruan “Durrëslajm”. E akuzuara sapo ishte martuar dhe pas largimit të bashkëshortit drejt Greqisë, ajo jetonte me vjehrrën dhe krijoi lidhje intime me kushëririn 16-vjeçar të bashkëshortit, Xhurian Shabën.

E shokuar nga ajo çfarë pa, viktima u përpoq të largohej nga banesa, por u qëllua pesë herë me thikë nga adoleshenti Shaba. Për të mbrojtur të dashurin dhe për të fshehur tradhtinë, Ornela sajoi grabitjen e banesës nga Xhuriani.

Fillimisht u mendua se gjithçka ndodhi sipas rrëfimit të 17-vjeçares, por vite më vonë Policia e Durrësit e rihapi sërish çështjen nga këmbëngulja e djalit të viktimës Drita dhe njëherazi burrit të Ornelës, Afrim Shaba.

Që pasi u zbulua dinamika e krimit, Ornela është shpallur në kërkim nga drejtësia dhe është dënuar me 9 vite burg në mungesë me akuzën e “vrasjes të kryer në bashkëpunim”, por ende nuk është kapur nga policia. Ajo është një ndër 21 personat e shumëkërkuar nga Policia e Durrësit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje