Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau serbin për të mbrojtur nderin e motrës. Fshati shqiptar mban simbol sëpatën e krimit

Vrau serbin për të mbrojtur nderin e motrës. Fshati shqiptar mban simbol sëpatën e krimit
August 27
12:46 2017

Një vrasje për çështje nderi është bërë shkas që një fshat shqiptar të mbajë si simbol sëpatën e krimit.

Fshati Brezë i Karadakut në Maqedoni thuajse i harruar në histori dhe me një numër të pakët banorësh mban si simbol në qendër të fshatit sëpatën e një krimi të kryer shumë vite më parë.

Një shqiptar kishte vrarë një serb në kohën e pushtimit në vitet 1912-1913 pasi serbi thuhet se kishte tentuar të përdhunonte vajzën më të bukur të fshatit.

Kadri Abazi, shqiptari që thuhet se ka kryer këtë krim, qëndroi për shumë vite i fshehur në male dhe asnjëherë nuk ra në duart e pushtuesve.

Mensur Krasniqi, gazetar në Maqedoni, shkruan për këtë histori.

Por ndryshe këtij realiteti të trishtë të sotëm, Breza shquhet si vendi i burrave trima në një të kaluar heroike. Kështu konsiderohet sidomos periudha që nga viti 1912, kohë e rezistencës së shqiptarëve ndaj sundimit serb në ish-Jugosllavinë e atëhershme. Dhe në qendër të kësaj epoke qëndron Kadri Abazi, i cilësuar trim mbi trima, ai i cili i doli zot një motre shqiptare për t’ia ruajtur nderin nga një oficer serb, duke ia këput kryet.

Për këtë akt, Kadri Abazit i është kushtuar një këngë e veçantë edhe nga rapsodët tanë.

Një fshatar i Brezës flet për atë çka ndodhi atë vit të largët, që përbën dhe shenjën bazë të këtij fshati, atë që e identifikon si fshat trimash.

“Në periudhën e vitit 1912-1913 serbët u kanë shkaktuar probleme të mëdha shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë guxuar të qarkullojnë lirshëm asnjëherë. Ashtu siç këndohet edhe në këngët me çifteli, shqiptarët burra e gra të cilët duke u kthyer nga puna janë ndaluar nga policia serbe. Dhe kështu, një oficer serb ka zgjedhur vajzën më të bukur shqiptare që ta përdhunonte. Por Kadri Abazi, i ndikuar nga britma e motrës shqiptare ku thoshte: A ka shqiptar që më ndihmon? Mori sëpatën dhe ia hoqi kryet serbit. Dhe pas këtij akti trimëror, e shpëtoi motrën dhe të tjerët, dhe vetë asnjëherë nuk i ra në dorë policisë. Ishte në arrati afër 30 vite në malet e Karadakut”,- sqaroi fshatari.

Dhe e veçanta është se aktin e Kadri Abazit, banorët e fshatit kanë vendosur që të përjetësojnë në një formë origjinale. Mbi varrin e tij afër xhamisë së fshatit, si në një vepër instalative, figuron edhe sëpata e improvizuar me gjakun e serbit”,- thotë Krasniqi. /Blitz.al/

Shperndaje