Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau nga pakujdesia 15-vjeçarin, lihet në fuqi dënimi për ish-shefin e Antiterrorit

Vrau nga pakujdesia 15-vjeçarin, lihet në fuqi dënimi për ish-shefin e Antiterrorit
September 14
17:33 2016

Nga Anduena Llabani

Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të lërë në fuqi dënimin me 5 vite burg për ish-shefin e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë Lezhë, Skënder Seferi. Trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorisë ndaj të pandehurit, i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 15-vjeçarit Armando Skendaj në një postbllok policor në korrik  2010.

15-vjeçari Armando Skendaj u ekzekutua gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa personave të cilët u akuzoheshin për një grabitje. Makina në të cilën udhëtonin tre persona, mes të cilëve edhe viktima, nuk iu bind punonjësve të policisë që të ndalonte, duke bërë që këta të fundit të qëllonin me armë mbi automjetin ku udhëtonin ata. Familjarët e viktimës kërkuan zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke bërë që prokuroria e Lezhës të riniste hetimet për këtë çështje në vitin 2013.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje