Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau në 2004-n, pranga 45-vjeçarit të dënuar me 25 vite burg

March 30
14:47 2016

Një shtetas 45-vjeçar i dënuar me 25 vite burg është vënë në prangat e policisë. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Leonard Elezaj, i cili u dënua më 26 mars 2010 nga Gjykata e Lartë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ky operacion u krye nga forcat e posaçme operacionale speciale, pasi personi në fjalë konsiderohej me tendenca të forta kriminale. Ai u dënua me 25 vite burg pasi më 15 gusht 2004 vrau me armë zjarri shtetasin Pasho Zotaj në Vlorë.

Fillimisht viktima u mor peng dhe më pas u vra. Gjatë hetimit të mëvonshëm rezultoi se vëllai i viktimës u kishte pasur borxh 100 mijë euro autorëve të krimit. Në momentin e krimit, Pasho Zotaj kishte dy javë që ishte kthyer nga Greqia.

 

Etiketimet
Shperndaje