Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau me plumb në kokë ish-të dashurën, Alfred Nikolli pranon krimin dhe rrëfen arsyen e veprimit

Vrau me plumb në kokë ish-të dashurën, Alfred Nikolli pranon krimin dhe rrëfen arsyen e veprimit
November 12
09:13 2016

Përgjatë gjithë ditës së djeshme, Alfred Nikolli, nuk e ka pranuar se ka qenë ai autori i vrasjes së 28-vjeçares Etleva Ndoka në Lezhë. Ai rrëfente se i fshihej policisë sepse e dinte që dyshimet më të forta do të ishin tek ai, por më pas ka pranuar që është autori i vrasjes.

31-vjeçari, duke pranuar autorësinë e krimit, ka thënë se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por kishte shkuar në dyqanin e saj për të biseduar me të. Gjatë bisedës, sipas Nikollit, 28-vjeçarja e kishte ofenduar rëndë dhe kjo e  kishte shtyrë të shkrepte pistoletën.

Shkak për këtë debat është bërë xhelozia e Alfred Nikollit, pasi ai dhe Etleva Ndoka kishin 6 muaj të ndarë. Etleva ishte nënë e një djali të mitur, por kishte kohë që ishte në një lidhje jashtëmartesore me Alfred Nikollin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje