Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau gruan në Durrës, flasin prindërit e autorit: “Nuk do shkojmë në gjyq, djali të vuaj dënimin!”

Vrau gruan në Durrës, flasin prindërit e autorit: “Nuk do shkojmë në gjyq, djali të vuaj dënimin!”
June 12
11:39 2018

Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Durrësit. Çlirimi Shaholli vrau gruan e tij Adrianën pas një debati familjar

Ditën e sotme prindërit e autorit kanë folur për Ballkanëeb dhe janë shprehur se nuk duan ti shohin sytë birit të tyre dhe nuk do ti shkojnë në gjyq.

Të moshuarit gjatë rrëfimit tregojnë se ata jetojnë në varfëri dhe nuk e dinë se si do ti ushqejnë 6 fëmijët e çiftit. Sipas tyre i biri nuk punonte dhe ata janë me shpresën se sikush do ti ndihmojë…

durres-vret-gruan-familjaret

“Djali të vuajë për atë që beri. Nuk e ndjekim për hatanë që i bëri familjes. Djali nuk punonte, kemi hall si do rrisim 6 fëmijët.

Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”- janë shprehur prindërit e Çlirimit.

Kujtojmë se dje u caktua edhe masa e sigurisë për Çlirim Shahollin, duke e lënë atë në burg. I braktisur nga të afërmit, 42-vjeçari deklaroi para trupit gjykues se ka debatuar ashpër me gruan për motive xhelozie dhe më pas janë përleshur në banesë./Blitz.al/

durres-vret-gruan-familjaret-5

durres-vret-gruan-familjaret-2

durres-vret-gruan-familjaret-3

 

Komento
Shperndaje