Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau gruan me sëpatë, gjykata dënon me burg autorin e krimit

Vrau gruan me sëpatë, gjykata dënon me burg autorin e krimit
June 19
15:26 2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë një vendim për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit të kaluar kur një person qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij me sëpatë.

73-vjeçari Vali Dervishi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij Shazivare Dervishi, 68 vjeçe, ngjarje që ndodhi në Golem.

Gjatë seancave, Dervishi kishte thënë se e qëlloi bashkëshorten për vetëmbrojtje, pasi pretendonte se ajo e kishte goditur me një shufër hekuri.

Por ky version është hedhur poshtë nga prokuroria, e cila ka saktësuar se vrasësi e ka goditur me sëpatë disa herë nënën e 3 fëmijëve dhe kjo nuk ka ndodhur në kushte vetëmbrojtjeje, por ka qenë një krim i mirëmenduar.

Konflikti për Dervishin ditën e vrasjes filloi për shkak të apartamentit të cilin ata e kishin lëshuar me qira për pushuesit në Golem. Viktima nuk i kishte marrë paratë një kosovari i cili kishte qëndruar disa ditë aty. Ai i kishte kërkuar llogari për këtë fakt. Por ajo e kishte ofenduar dhe konflikti më pas çoi në vrasjen e gruas.

Madje, për shkak të zhurmave, komshinjtë kanë njoftuar policinë që pasi mbërriti në vendngjarje, e ka pyetur Veli Dervishin nëse kishte ndonjë problem. /Blitz.al/

Shperndaje