Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrau efektivin e policisë, David Qosja: Nuk qëllova i pari mbi policinë

Vrau efektivin e policisë, David Qosja: Nuk qëllova i pari mbi policinë
September 06
11:57 2016

Në seancën e sotme gjyqësore, autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së, David Qosja, ka deklaruar përpara trupit gjykues të Krimeve të Rënda se nuk ishte ai që qëlloi i pari me armë. Ai shpjegon se fillimisht ishte një fqinj që qëlloi ndaj tij, më pas ai  sulmoi me armë policinë për të mos e lejuar të futej në shtëpinë e tij.

“Nuk kam qëlluar unë i pari mbi policinë. Një fqinj ka qëlluar në fillim ndaj meje. Qëllova mbi policinë sepse nuk doja që të hynte në shtëpinë time”,- është shprehur ai.

Gjatë seancës, mësohet se autori i krimit është shfaqur i qetë dhe nuk është karakterizuar nga asnjë sjellje e çrregullt. Vrasësi i efektivit 50-vjeçar Ardia Kodra do të përballet me katër vepra penale për  vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra, tentativë vrasje për dy efektivët e tjerë që e shoqëronin dhe armëmbajtje pa leje.

Ai u vu në pranga pas pesë orësh shkëmbim zjarri me policinë në banesën e tij në fshatin Torovicë, Lezhë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje